English

Tentoi të grabiste makinën, arrestohet një vajzë në Tiranë

Tiranë, 11 maj, NOA – Policia e Tiranës ka arrestuar një vajzë e cila ka tentuar të vjedhë një makinë në Rrugën e Elbasanit. Gladfiola Astrit Limolla, 24 vjeç, banues në lagjen “Kombinat” është kapur dje në flagrancë teksa ka qenë duke grabitur një makinë tip “Renault” në oborrin e Rektoratit të Universitetit Ndërkombëtar.

Makina me targa të huaja, ZH 703276 është në pronësi të një shtetaseje tjetër. Policia është njoftuar menjëherë për grabitjen dhe ka bërë ndalimin e 24-vjeçares. Limolla është dënuar edhe më parë nga drejtësia për veprën penale të vjedhjes. Pas arrestimit ndaj saj ka nisur procedimi penal.

a.k/NOA

KOMENTE