Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vrau policin në ‘97-ën policia Greke arreston shqiptarin
English

Vrau policin në ‘97-ën policia Greke arreston shqiptarin

Tiranë, 11 maj 2011, NOA- Policia Greke ka vënë nën pranga një të kërkuar të drejtësisë shqiptare i cili akuzohet për vrasje.

Sipas Interpol Tiranës, Agron Qurku, 38 vjeç u ndalua nga policia e shtetit fqinj dy ditë më parë me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.

38 vjeçari Qurku në vendin e quajtur, “Qafë Gjashtë“, në bashkëpunim me persona të tjerë, ka qëlluar me armë zjarri duke shkaktuar vdekjen e efektivit të policisë së Komisariatit të Sarandës, Gjergj Mehmeti.

Për këtë rast Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë, ka caktuar ndaj tij, masën e sigurisë “Arrest me burg“, për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes për shkak të cilësive të veçanta të viktimës, e kryer në bashkëpunim”.

Ndërkaq edhe Gjykata e Sarandës, e ka dënuar Agron Qurkun, me 9 vjet burg, për kryerjen e veprës penale të “Vjedhjes së bankës së kryer në bashkëpunim”, pasi në bashkëpunim me persona të tjerë, ka grabitur një sasi prej rreth 6.520.000 lekësh në Bankën Kombëtare Tregtare të qytetit Delvinë.

a.y/NOA

KOMENTE