English

Murinjo kërkon sërish Sneijder

Madrid, 12 Maj NOA - Murinjo insiston sërish për të pasur Sneijder pjesë të skuadrës së tij aktuale të Real Madrid.

Edhe pse ky sezon për mesfushorin holandez duhet thënë se nuk ka qenë i shkëlqyer, “Special One” i ka kërkuar Perez, që të sjellë në Bernabeu fantazistin, që në Madrid nuk ka lënë ndonjë gjurmë të madhe.

Për të arritur suksesin në këtë marrëveshje Reali duhet të përballet me konkurrencën e fortë të Manchester United, pasi skuadra angleze ka shfaqur prej kohësh interesin e saj në drejtim të lojtarit.

r.b/NOA

KOMENTE