English

Rihana shfaq anën e saj romantike

SHBA, 12 Maj NOA - Një skenar romantik me ngjyra tepër delikate që shpërndahen në të kuqen.

Është një Rihana që asnjëherë nuk e kishim menduar, ajo në video-klipin e “California King Bed”, kënga e katërt e nxjerrë nga albumi “Loud”.

Faktikisht, në imazhet e videos Rihana shfaq anën e saj sensuale dhe shumë pak agresive, ku këngëtarja është ëndërrimtare dhe e dashuruar. Ylli i popit do të rikthehet në Evropë, ku kujtojmë se do të marrë pjesë në një turq ë përfshin disa prej shteteve më të rëndësishme të këtij kontinenti.

E nominuar në çmimet “Grammy Awards" në 2011, Rihanna ka fituar reputacionin për të qenë një nga këngëtaret me performancë shumë interesante zbavitëse dhe tepër të talentuar.

r.b/NOA

KOMENTE