English

Vazhdon gara për Tiranën

Tiranë, 12 maj, NOA – Në ditën e katërt të numërimit të votave kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha kryeson me 507 votat ndaj rivalit të tij, Edi Rama. Aktualisht janë numëruar 430 kuti votimi dhe kanë mbetur pa u numëruar dhe 55 të tjera të grumbulluara në tre njësi bashkiake.

Pritet që sot procesi të shkojë drejt përfundimit.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Basha ka 110868 vota, kundrejt Ramës që ka 110361 vota, ndërkohë që me numërimin e 427 kutive Rama kryesonte.

a.k/NOA

KOMENTE