English

Berisha: Beteja e Tiranës, shpirtnxjerrëse

Tiranë, 13 maj, NOA – Në mbledhjen e qeverisë kryeministri Sali Berisha nuk i ka kursyer batutat në lidhje me emocionet e garës në Tiranë. Duke folur për procesin, ai u shpreh se, “beteja e Tiranës më duket si shpirtnxjerrëse, kushdo që t’a fitoje atë”, Kryeministri u shpreh se do të priste përfundimin e rezultatit për të uruar fituesin e zgjedhjeve në kryeqytet.

Nga ana tjetër, kryeministri ka theksuar se numërimi i votave në Tiranë, tregon dhe transparencën dhe procedurën e ndjekur nga ana e administratës. Ai u shpreh se në gjithë vendin zgjedhjet kanë qenë model.

“Falenderoj qytetarët shqiptarë, që politikën ia besuan kësaj mazhorance. Kundërshtari ynë e nisi fushatën elektorale duke e trajtuar votimin si një referenfum popullor ndaj qeverisjes sime. Sovrani foli në mënyrë më referendare, për mbi 6 për qind me shume vota në rang vendi. Në tërësi vota politike iu besua atyre që kanë politikat më të besueshme", tha Berisha

a.k/NOA

KOMENTE