Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PD: Edi Rama akuzon si taleban se ka humbur
English

PD: Edi Rama akuzon si taleban se ka humbur

Tiranë, 13 maj 2011, NOA – Pas akuzave të deputetit socialist Erion Braçe ka reaguar selia blu, e cila deklaroi se akuzat e pabaza ndaj komisionerëve të PD-së dëshmojnë frikën e humbjes së Edi Ramës. Deputeti demokrat Gerti Bogdani në deklaratën më të fundit nga selia blu theksoi se “tani që kanë mbetur vetëm 14 kuti dhe kur rezultati është ngushtuar, Edi Rama nga frika e humbjes po përpiqet të pengojë procesin duke hedhur akuza të pabaza prej talebani”.

Bogdani apeloi se askush nuk ka të drejtë të hedhë baltë mbi demokracinë kur pikërisht nga ky process varet e ardhmja e integrimit të vendit.

Sipas deputetit demokrat gjatë gjithë procesit të votimit dhe atij të numërimit të votave shqiptarët i treguan botës se se dinë të bëjnë një proces zgjedhor demokratik, të ndershëm dhe transparent.

“Sot sytë e qindra vëzhguesve janë fokusuar në Shqipëri. E ardhmja e integrimit varet nga ajo që do të shihet në orët në vazhdim, një mundësi që nuk duhet të cënohet nga disa mollë të kalbura që po tentojnë të pengojnë procesin”, theksoi deputeti Bogdani.

Ai ripërsëriti se Partia Demokratike është e vendosur ta vazhdojë këtë proces deri në numërimin e votës së fundit.

mit/NOA

KOMENTE