Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PDIU: Ne forca e katërt politike në vend
English

PDIU: Ne forca e katërt politike në vend

Tiranë, 13 maj 2011, NOA- Në një deklaratë të ditës së sotme, Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet deklaroi se në rang kombëtar ajo renditet forca e katërt politike.

Zëdhënësi i kësaj partie Ardit Bido u shpreh se, votat e PDIU janë vota të pastra, falë besimit të qytetarëve shqiptarë tek fryma dhe parimet e kësaj partie.

“Rezultatet e PDIU-së në bashkitë dhe komunat ku ka kandiduar janë pozitive. Kandidatët e PDIU-së kanë fituar garën në bashkitë Librazhd, Sukth dhe Rrogozhinë, si edhe në komunat Markat dhe Shushicë. Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet rezulton forcë e parë politike në Bashkinë e Delvinës dhe në disa komuna; forcë e dytë në Bajram Curri, Peqin, Kashar dhe një sërë komunash. Forcë e tretë politike në qendra të mëdha të vendit si Vlorë, Durrës, Fier, Sarandë, Rrëshen, si edhe në bashkitë Shijak, Sukth, Cerrik, Patos, Konispol e në një pjesë të konsiderueshme të komunave të vendit. Në Tiranë, si edhe në bashkitë Berat, Elbasan dhe Lushnje, PDIU është afirmuar forcë e katërt politike”, deklaroi Bido.

a.y/NOA

KOMENTE