English

“Aleanca për qytetarin” në rang kombëtar kryeson me 70890 vota

Tiranë, 14 maj 2011, NOA- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në bazë të rezultateve të publikuara deri tani për koalicionet politike rezulton se aktualisht kryeson koalicioni i djathtë.

“Aleanca për qytetarin” e kryesuar nga Partia Demokratike sipas rezultateve të deritanishme në rang kombëtar mban 733 520 vota, ndërsa “Aleanca për të ardhmen” e drejtuar nga Partia Socialiste mban aktualisht 662 630 vota.

Sipas KQZ-së partitë e tjera në rang vendi mbajnë 72 079 vota.

Sipas shifrave të publikuara nga institucioni i administrimit të zgjedhjeve rezulton se “Aleanca për qytetarin” është në avantazh me 70890 vota.

a.y/NOA

KOMENTE