Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ambasada amerikane: Fitore për demokracinë shqiptare
English

Ambasada amerikane: Fitore për demokracinë shqiptare

Tiranë, 14 maj 2011, NOA – Pas monitorimit në ditët e fundit të procesit të numërimit të votave në njësinë bashkiake nr. 5, ku vetë ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu ka ndenjur për orë të tëra gjatë dy netëve të fundit dhe gjatë ditës së sotme në KZAZ-në 49, Ambasada Amerikane uron politikën shqiptare dhe popullin për kapërcimin e vijës së finishit.

Deklarata e ambasadës thekson se përfundimi i procesit ishte një fitore për demokracinë shqiptare dhe popullin shqiptar.

Ambasada amerikane bën thirrje që teksa të dyja palët pretendojnë fitoren, është posaçërisht e rëndësishme të pritet që rezultatet të çertifikohen në përputhje me Kodin Zgjedhor.

Ambasada e SHBA-ve bën me dije në deklaratën e shkurtër të pak minutave më parë se pozicioni i kësaj ambasade është bashkërenduar në konsultim të ngushtë me

Kreun e Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë dhe Kreun e Prezencës së

OSBE-së në Tiranë.

“Edhe një herë, urimet tona për popullin shqiptar”, përfundon deklarata për shtyp e Ambasadës së SHBA-ve në Tiranë.

Ashtu siç mund të kuptohet lehtë pas tejzgjatjes së procesit të numërimit për plot gjashtë ditë, vëzhgimi i këtij procesi në KZAZ-në nr. 49, e fundmja nga ku do të dilte fituesi i betejës për bashkinë e Tiranës, nga vetë ambasadori amerikan bëri që ky proces të mbaronte sot pas orës 15.00.

Pas përmbylljes së numërimit të votave në kutinë e fundit, ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu u pa të largohej nga KZAZ-ja nr. 49, duke bërë të ditur pa një deklaratë mediatike se procesi më në fund u përmbyll dhe pritet vetëm vendimi i KQZ-së apo edhe i Kolegjit Zgjedhor, në rast se humbësi ankimon vendimin.

mit/NOA

KOMENTE