Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bob Dilan: Nuk u censurova në Kinë
English

Bob Dilan: Nuk u censurova në Kinë

SHBA, 14 maj, NOA - Në një mesazh për fansat e tij, Bob Dilan, ka hedhur poshtë pretendimet se këngët e tij janë censuruar nga autoritetet qeveritare kur ai debutoi në Kinë, muajin e kaluar.

Legjenda e muzikës, që ka performuar në Pekin dhe Shangai, në datat 6 dhe 8 prill, nuk i këndoi disa nga këngët e tij më të mira të motivuara politikisht siç janë “Blowin in the Wind”, duke nxitur kështu spekulime se ai ishte censuruar.

Duke folur për “të ashtuquajturën, polemika kineze” në një postim që e ka bërë në faqen e tij të internetit, Dilan e ka pranuar se autoritetet paraprakisht i kanë kërkuar emrat e këngëve që ai do t’i këndojë gjatë koncerteve.

Megjithatë, ai ka thënë se “ne i kemi kënduar të gjitha këngët që kemi pasur qëllim t’i këndojmë”. Liderët kinez besohet se janë shumë të shqetësuar nga potenciali i këngëve provokative politike apo deklaratat e artistëve rok të huaj.

NOA/RFE

KOMENTE