Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
KQZ: Rezultati me 10 vota i pakuptimtë, po shqyrtojmë tabelat
English

KQZ: Rezultati me 10 vota i pakuptimtë, po shqyrtojmë tabelat

Tiranë, 14 maj 201, NOA – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e konsideroi të pakuptimtë rezultatin paraprak të zgjedhjeve vendore për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, duke e argumentuar me faktin se të tillë e bën diferenca me vetëm 10 vota në favor të njërit kandidat, që sipas KQZ-së mund të jetë edhe për efekt të gabimeve njerëzore, edhe pse me një marzh të vogël.

Në këtë kontekst në një konferencë për mediat, zëdhënësi i KQZ-së Arti Lushi, sqaroi se KQZ do të shpallë fituesin e garës zgjedhore për Tiranën vetëm pas shqyrtimit të të gjithë procesverbaleve dhe tabelave të rezultateve të komisioneve të Qendrave të Votimit.

Sipas KQZ-së edhe ligji ia jep këtë të drejtë të shpalljes së fituesit vetëm pas shqyrtimit të tabelave të rezultateve të komisionit të Qendrave të Votimit.

Zëdhënësi i KQZ-së bëri me dije se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur punën për verifikimin e çdo procesverbali të komisioneve të Qendrave të Votimit me tabelat e rezultateve të QV-ve dhe se do të shpallë kryebashkiakun e ri të Tiranës vetëm pas përfundimit të këtij shqyrtimi.

Ishte KZAZ-ja nr. 49 dhe pikërisht kutia e fundit, ajo e 65-ta, që vendosi rezultatin paraprak të zgjedhjeve në Tiranë, ku Edi Rama fitoi me dhjetë vota më shumë se kandidati demokrat Lulzim Basha.

KQZ njoftoi më herët se do të mblidhet të dielën në orën 10.00.

mit/NOA

KOMENTE