Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pas pemës
English

Pas pemës

Bilbil Beqiri

Aty pas pemës është fshehur ai. Si macja që fshihet për të kapur miun. Pret dhe pret jo pak po tetë orë me radhë, ndoshta dhe më shumë, si macja, për të kapur ndonjë mi, që në fakt nuk është mi po makinë që ecën më shpejt se miu. Dhe ja ku del entuziast me lëpirëse në dorë, makina pa fat ra në kthetrat e këtij polico-macoku. Ngaqë makina po ecte me shpejtësi e ka te pamundur të frenojë në vend, kështu që policit të gjorë i duhet të fusë nën sqetull lëpirësen e të niset me hapa të ngathët drejt makinës me të katra ndezur. Si merr fryme dy tre herë thellë, polici bëhet edhe më serioz dhe ja ku i kërkon dokumentet trimit aventurier. Edhe trimi nuk ngurron aspak t’i kërkojë me dhjetëra herë falje policit që tashmë i lodhur, i nevrikosur dhe i etur kërkon ta bëjë të veten.

Shpejt e shpejt i kontrollon të gjitha dokumentet, përfshirë këtu edhe certifikatën familjare (ngjarje e vërtete kjo) dhe i thotë edhe arsyen e ndalimit. “Të kam ndalur për rrip”, dhe gjoba e rripit varion nga një mijë deri katër mijë lek sipas ligjeve shqiptare. Humori i policit nuk është në vend, mund të kërkojë edhe ndëshkimin maksimal, kuptohet konform rregullores rrugore dhe ligjit. Po shoferi nuk dorëzohet lehtë. Duke parë gjendjen e policit djersitur dhe sfilitur, i ofron atij dhembshuri thua të njiheshin prej kohësh, dhembshuri që polici kuptohet e refuzon me seriozitetin dhe formalizmin që karakterizon njeriun me uniformë në krye të detyrës.

Paragrafi me lart nuk është gjë tjetër veçse një panoramë, apo një eksperiencë që e ka kaluar patjetër të paktën një herë në jetën e tij çdo ngasës i veturës në Shqipëri, qofte ky shqiptarë, i huaj apo shqiptar me targa të huaja.

Shqetësimi numër një: Ka të bëjë me mënyrën sa banale aq demode sesi policët tanë operojnë në rrugë në zbatim të rregullores për ligjin rrugor. Një polic që pret nën hije, fshehur pas ndonjë kaçubeti, apo karburanti në pritje të ndonjë fatziu. Mënyra sesi operohet pastaj është totalisht në varësi të humorit të policit apo dhe karshillëkut të shoferit.

Shqetësimi numër dy: Ka të bëjë me relativitetin dhe subjektivitetin që hasim në ligjet e qarkullimit rrugor. Ku thuhet se nëse gjendesh pa rrip gjobitesh nga një mijë lekë deri në katër mije lekë të reja. Tani nuk është vështirë për ta kuptuar, ose ke rrip ose nuk ke rrip. (Një gjë e tillë është theksuar edhe nga deputeti demokrat Osman Metalla). Mungesa e një projektligji fiks, e lë në dorë të individit masën e ndëshkimit me gjobë.

Shqetësimi numër tre: Jemi dëshmitarë drejtpërdrejt, nga ekrani i televizorit ose nga faqet e gazetave të ngjarjeve tragjike që kanë si burim pikërisht aksidentet rrugore. Megjithëse vihen kaq shumë gjoba, vallë cila është arsyeja e mospakësimit të numrit të aksidenteve në rrugët tona? Arsyeja është e thjeshtë, masat me gjoba nuk kanë qëllim parandalimin e aksidenteve, por janë të përpiluara në atë mënyrë që të mbushin arkën e shtetit, e jo të parandalojnë aksidentet rrugore. Personi që kapet i dehur apo përdorues në masën e ndaluar të alkoolit përballet vetëm një gjobë disi më të lartë se të llojeve tjera. Ndërkohë praktika në vendet e Evropës është krejt tjetër, me humbjen e të drejtës së përdorimit të automjetit deri në një afat të caktuar nga ligji. Statistikat në vendin tonë tregojnë se burimi kryesor i aksidenteve është shpejtësia dhe alkooli.

Shqetësimi numër katër: Shqipëria është një vend me imazh delikat turistik. Dhe një ndër shkaqet determinante në përcaktimin e imazhit turistik është siguria dhe infrastruktura. Numri i madh i policëve në rrugë (megjithëse ne jemi mësuar tashmë) përbën një shqetësim për të huajt që vijnë në vendin tonë për qëllime turistike. Pasi në vendet nga ku ata vine një numër i tillë policësh del në rrugë vetëm në raste tepër emergjente.

Zgjidhja e problemit do ishte një platformë më e saktë ligjore nga ku del e njëjta masë ndëshkimore për të njëjtën shkelje, realizuar kjo në çdo cep të territorit, pa vend për subjektivizëm. Shtimi i numrit të kamerave në rrugë do të ishte një element tjetër në përforcimin e kontrollit objektiv. Dhe e fundit edukimi i stafit policor për sa i përket kontrollit të dokumentacionit.

KOMENTE