Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Arrestohet Strauss Kahn, numri një i Fondit Monetar Ndërkombëtar
English

Arrestohet Strauss Kahn, numri një i Fondit Monetar Ndërkombëtar

Nju Jork, 15 maj, NOA – Dominique Strauss-Kahn, drejtori i Fondit Monetar Ndërkombëtar është arrestuar në aeroportin e Nju Jork-ut disa minuta para fluturimit të “Air France” për në Paris. Akuza për personin më me ndikim të botës politike dhe ekonomike është ajo e ngacmimit seksual.

Tre policë e kanë marrë atë nga klasi i parë i avionit dhe e kanë shoqëruar në stacionin e policisë të Midtown South ku do të hetohet lidhur me akuzën e abuzimit ndaj një kameriere 32 vjeçare.

Gjithçka ka ndodhur në mesditë në dhomën 2086 (3.000 dollarë nata) në hotelin Sofitel në West Street 44 (Time Square).

Kamerierja ka shkuar në dhomë për të bërë pastrimin, kur papritmas nga banjoja ka dalë politikani francez Strauss Kahn, 62 vjeç (i lindur në Neuilly-sur-Seine, më 25 prill 1949), krejtësisht i zhveshur dhe e ka detyruar të kryejë seks oral me të.

Arrestimi e ka detyruar Strauss-Kahn të shtyjë një takim të planifikuar për të dielën, 15 maj 2011, në Berlin me Kancelaren gjermane Angela Merkel. Më 16 maj Straus Kahn duhet të ishte prezent gjithashtu edhe në një mbledhje evropiane.

Hetuesit në dhomën e hotelit kanë gjetur dhe disa prova mjeko-ligjore që përmbajnë ADN. Sipas zëdhënësit të policisë së Nju Jorkut Strauss është arrestuar nga policia të shtunën pasdite në orën 16,40 (22:30 me orën tonë), kur ai ishte në bordin e “Air France”.

Nuk është hera e parë që Strauss-Kahn është ngatërruar në një skandal të një natyre seksuale. Në tetor të vitit 2008, FMN-ja ka kryer një hetim mbi të për të verifikuar nëse ai kishte abuzuar me pozitën e tij lidhur një marrëdhënie seksuale me Piroska Nagy, ish zyrtare e Departamentit të Fondit të Afrikës dhe gruaja e ish-bankierit qendror argjentinas Blejer Mario. Kriza financiare e ka ndihmuar Strauss-Kahn të qëndrojë në këtë pozicion, pavarësisht nga hetimet.

KOMENTE