English

Bastos i jep konfirmimin Juventusit

Torino, 15 Maj NOA - Telenovela midis Bastos dhe Juventus duhet thënë se ka nisur që verën e kaluar dhe tashmë mund të mbyllet në mënyrën më të mirë të mundshme për bardhë e zinjtë.

Faktikisht Michel Bastos, i cili aktualisht është në radhët e Lionit, ka konfirmuar qëllimin e tij për tu transferuar në Torino.

“Dua të fitoj ndonjë trofe me skuadrën e Juventusit. Këtë herë do të vij, është othuasje e sigurt”,- deklaroi braziliani për Tuttosport.

r.b/NOA

KOMENTE