Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Britani, çifti me ngjyrë lind fëmijë të bardhë, ekspertët: “nuk mund ta shpjegojmë”
English

Britani, çifti me ngjyrë lind fëmijë të bardhë, ekspertët: “nuk mund ta shpjegojmë”

Londër, 15 maj, NOA - Një fëmijë me lëkurë të bardhë dhe flokë biondë ka lindur në Britani, nga një çift me ngjyrë. Ky është rasti i dytë në Britani ku prindër me ngjyrë lindin një fëmijë me lëkurë të bardhë dhe flokëverdhë.

Një tjetër rast i ngjashëm është raportuar, përsëri në Mbretërinë e Bashkuar në korrik të vitit 2010. Francis Tshibangu, i ati i fëmijës ishte i befasuar kur i treguan për herë të parë fëmijën: "Mendimi im i parë ishte: “nuk është i imi", ka thënë ai.

Edhe mjekët dhe infermieret në sallën e lindjes kanë mbetur të shokuar. Francis dhe gruaja e tij Arlette nuk kanë të afërm apo paraardhës të bardhë. Fëmija i ka tiparet fizike të jashtme si ato të prindërve, përveç ngjyrës së lëkurës dhe të flokëve.

Daniel Little (kështu u quajt fëmija) nuk është një albin. Prindërit tashmë kanë një fëmijë me ngjyrë, Seth, i cili është dy vjeç dhe të dy vëllezërit ngjajnë si dy pika uji. Ekspertët Fertility janë shprehur se nuk mund ta shpjegojnë këtë lindje të pazakontë, përveç se thonë se kjo mund të ndodhë një herë në një milion raste.

a.e./NOA

KOMENTE