Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Eurovision Song Contest fitohet nga Azerbajxhani
English

Eurovision Song Contest fitohet nga Azerbajxhani

Ell dhe Nikki fituan me baladën pop "Running Scared"

Gjermania shpresonte që Lena të përsëriste fitoren e Oslos më 2010 edhe në Eurovision Song Contest-in e këtij viti në Dyseldorf. Por kurora asaj iu morr nga duoja e Azerbazjxhanit.

***

Azerbajxhani është fituesi i 56-të i Eurovision Song Contest (ESC) që u mbajt në Dyseldorf. Ell dhe Nikki fituan me balladën pop "Running Scared", finalen e Grand-Prix kundër 24 konkurrentëve të tjerë.

Në fund Azerbajxhani mori 221 pikë. Ky vend i vogël kaukazian fitoi për herë të parë në ESC.

21

Duoja fituese përbëhet nga një 22 vjeçar studenti i pianos dhe një nënë e dy vajzave, 31 vjeçare. "Unë jam njeriu më i lumtur në botë", tha Ell pas fitores. Vitin e ardhshëm ESC zhvillohet në kryeqytetin azerbajxhanas, Baku.

Shfaqje e mrekullueshme

Favoritët kryesorë paraprakisht shiheshin të ishin duoja irlandeze Jedward dhe francezi, Amaury Vassili. Por këta nuk arritën të përziheshin asnjëherë me vendin, e parë gjatë kohës së konkurimit.

Në vendin e tyre, arriti Italia e cila mori pjesë pas 14 vjet mungese në Eurovision Song Contest. Raphael Gualazzi mori me këngën jazz "Madness of Love" 189 pikë. Vendin e tretë e morri Suedia me 185 pikë (Eric Saade, "Popular").

Show i madh televiziv që prodhoi televizioni gjerman, ofroi kinema të madhe. Sytë në arenën e Dyseldorfit ishin drejtuar në ekranin LED, i madh 1000 metra katrorë që ndodhej pas skenës. Ai e mbushi skenën me animacione shumëngjyrëshe dhe efekte vizuale. Përveç kësaj pati edhe pyroteknik, shatërvane zjarri dhe shi me konfeti.

Eurovision Song Contest dhe Lena Meyer-Landrut

Ndryshe nga vitet e fundit, kësaj herë pati vetëm pak këngë folklorike. Një pjesë e madhe e këngëve ishin numra popi konvencionel. Shfaqja u transmetua nga 55 vende. Sipas vlerësimeve 120 milionë teleshikues ndoqën koncertin, 36 mijë e ndoqën direkt në Arena Dyseldorf. Spektakli ka kushtuar 2 milionë euro.

KOMENTE