Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gara për Tiranën, KQZ frenon gëzimin e Bashës dhe Ramës
English

Gara për Tiranën, KQZ frenon gëzimin e Bashës dhe Ramës

Tiranë, 15 Maj 2011 NOA – Edhe pse të dy shprehen se kanë fituar, askush prej tyre nuk mund t’i gëzohet fitores që thotë se ka korrur më 8 maj.

Lulzim Basha dhe Edi Rama, ndonëse janë shprehur se kanë fituar secili për hesap të vet, ende janë të detyruar të presin vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

I pari është shprehur mëse një herë se do të presë një vendim të KQZ dhe se do të pranojë çdo rezultat që do të shpallet prej tij.

I dyti ka deklaruar pak orë pasi u numërua kutia e 485-të se ishte ai fitues i zgjedhjeve siç tha me 10 vota diferencë.

Ky ndryshim thelbësor mes Bashës dhe Ramës, pasi i pari tha se ishte fitimtar por priste vendimin e KQZ dhe do ta pranonte sido që të ishte, kurse i dyti, prerë tha se kishte fituar mandatin e katërt, duke shpërfillur KQZ, në fakt është neutralizuar sot me daljen e Pandeli Majkos.

Me një dalje të së dielës, z.Majko zbuti qëndrimin e PS kur ndryshe nga Rama një ditë më parë, tha se presin nga KQZ që “në një periudhë sa më të shpejtë të mbyllë dhe të deklarojë rezultatin e zgjedhjeve për Bashkinë e Tiranës dhe për të gjithë Shqipërinë”.

Për më tepër, ish-kryeministri Majko bëri ashtu si kryeministri Berisha dje, një thirrje direkte për qytetarët që të ruajnë qetësinë: “Dëshiroj që sot t’i drejtohem të gjithë publikut shqiptar që të ketë qetësinë dhe gatishmërinë për të ndjekur hap pas hapi gjithë procesin, i cili shpresoj që në vazhdim do të jetë sa më i shkurtër nga institucionet përgjegjëse përpara ligjit”.

Megjithatë, z.Majko theksoi se fitorja në Tiranë ishte e kryetarit të partisë që aderon.

Duke “imituar” Berishën, Majko sërish bëri thirrje për qetësi, ndonëse në ndryshim nga kryeministri, deklarata e tij, linte të kuptohej se mund të ketë telashe: “E gjithë kjo histori unë shpresoj që të mbyllet në një mënyrë sa më të qetë”.

Pikërisht duke dashur këtë gjë, z.Majko e përmbylli deklaratën me këtë thirrje: “Ne ftojmë gjithë njerëzit që qetësisht të presim rezultatin sepse pas këtyre zgjedhjeve ne të gjithë jemi pjesë e të njëjtës kulturë, e të njëjtit shtet, e të njëjtit komb, të njëjtës shoqëri e cila kërkon që e nesërmja të vijë më e mirë sesa e sotmja”.

e.t/NOA

KOMENTE