English

Koncert privat për Shakirën

Venecia, 15 Maj NOA - Vetëm 800, do të jenë personat që mund të asistojnë në koncertin privat të Shakirës. Ylli i popit, është punësuar për të kënduar në martesën e stilit Bollivudian që për tre ditë do të celebrohet në Venecia.

Muquit dhe bukuroshja Vinita, e bija e manjatit indian të hekurit Agarwal, nuk e kanë vrarë mendjen për shpenzimet e dasmës dhe kanë dashur që e pranishme në celebrime të ishte Shakira, e cila do të shoqëronte me këngët e saj këtë ceremoni.

Do të performojë për 45 minuta, pikërisht si çdo këngëtare tjetër që thirret në një dasmë të tillë.

Në këtë rast Shakira nuk është tërhequr dhe pikërisht por këtë arsye është parë dhe nga fotografët e shumtë, që ditët e fundit të ishte së bashku me Pique në liqenin e Komos.

r.b/NOA

KOMENTE