Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Nis mbledhja e KQZ, debat për rezultatin dhe fletët e kontestuara
English

Nis mbledhja e KQZ, debat për rezultatin dhe fletët e kontestuara

Tiranë, 15 maj 2011, NOA – Ka nisur mbledhja e shumëpritur e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku do të ballafaqohen tabelat e rezultateve të 11 KZAZ-ve të Tiranës me procesverbalet e Qendrave të Votimit.

Vetëm pas ballafaqimit të tyre, i cili sikundër ka thënë kryekomisioneri i KQZ-së Arben Ristani kërkon 48 orë pas përfundimit të procesit të numërimit, kreu i KQZ-së pritet të shpallë kryebashkiakun e ri të Tiranës.

KQZ është mbledhur këtë pasdite për të marrë në shqyrtim edhe ankesat e partive për fletët e kontestuara në KZAZ-të e numërimit të votave në Tiranë.

Pas nisjes së mbledhjes përfaqësuesi i PS-së në KQZ, Genci Gjonçaj deklaroi se është e patolerueshme që KZAZ-ja nr. 49 nuk ka përfunduar nxjerrjen e rezultatit në tabelën e KZAZ-së.

Gjonçaj ngriti edhe shqetësimin se votat për kryebashkiakun të gjetura në kutinë e kryetarit të minibashkisë, pra në kutinë e gabuar, duhet të konsiderohen të pavlefshme dhe të mos rivlerësohen.

Sipas Gjonçaj mosnxjerrja e këtyre fletëve si pavlefshme shkon ndesh me ligjin, që sipas tij flet qartë për këtë fakt, dhe i cilëson ato fletë si të pavlefshme.

“Procesi për kryetar bashkie është i përfunduar”, ngulmoi Gjonçaj, duke i kërkuar kryetarit të KQZ-së Arben Ristani që të përfundojë sa më parë shpalljen e fituesit të garës elektorale për bashkinë e Tiranës.

Ndërkohë në KQZ po debatohet për fletët e kontestuara, të cilat sikundër dihet janë fletët e votimit për kryebashkiakun të gjetura në kutinë e kryetarit të minibashkisë, në disa njësi në kryeqytet.

Përfaqësuesit e PD-së kërkojnë që këto fletë të kontestuara të lexohen, ndërsa përfaqësuesit socialistë kërkojnë që këto vota të nxirren të pavlefshme.

mit/NOA

KOMENTE