Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Parashikimi i motit për 16 maj 2011
English

Parashikimi i motit për 16 maj 2011

Tiranë, 15 maj 2011, NOA- Në kushte të qëndrueshme atmosferike do të mbetemi edhe gjatë ditës së hënë, ku dominuese do të jenë kthjellimet përjashtuar ekstremin verior të vendit i cili do të karakterizohet nga kthjellime dhe vranësira kalimtare.

Shqipëria

Sipas MeteoAlb, pjesa e dytë e ditës do të shtojë vranësirat në të gjithë zonën malore të Shqipërisë duke e rrezikuar atë nga shira të izoluar, ndërsa ultësira perëndimore dhe zonat bregdetare do të karakterizohet nga moti i kthjellët por vranësirat do të jenë të pranishme gjatë gjithë pasdites. Në mbrëmje dhe gjatë natës parashikohet që i gjithë vendi të rrezikohet nga vranësira dhe shira lokale.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë në jug të vendit, ndërsa mesdita do të sjellë një rënie të lehtë të temperaturave në të gjithë vendin.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe në det me shpejtësi 20 km/h dhe drejtim Jugperëndimor, ndërsa dallgëzimi në Adriatik dhe në Jon do të mbetet i ulët.

Europa

Europa qendrore dhe zona e Alpeve do të mbeten me kushte të paqëndrueshme atmosferike ku vranësirat dhe shirat do të jenë dominuese në këto vende. Shira më të dendur do të bien në Gjermani dhe Alpe. Po ashtu vranësira dhe shira do të ketë edhe në ishujt Britanike, por me intensitet disi më të ulët. Gjithashtu me vranësira dhe shira do të ketë Ballkani Verior dhe një pjesë e Europës verilindore në këto rajone do të ketë edhe rënie të ndjeshme të temperaturave. Ndryshe paraqitet situata ne Pellgun e Mesdheut dhe gadishullin e Ballkanit ku moti i kthjellët do të jetë dominues.

Ngjarje ekstreme në Europë:

- Ishujt Britanike do të mbeten me shira intensivë

- Alpet do të mbeten me rrebeshe shiu dhe stuhi të forta ere

- Spanja rrezikohet nga erë e fortë, shira dhe dallgë të larta

a.y/NOA

KOMENTE