Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pasi dhunojnë familjarët, sulmojnë edhe policinë
English

Pasi dhunojnë familjarët, sulmojnë edhe policinë

Prishtinë, 15 maj 2011, NOA- Dy raste të ngjashme dhune raportohen nga policia e Kosovës, për dhunim të familjarëve e më pas sulm ndaj punonjësve të policisë.

Rasti i parë flet për arrestimin e një mashkulli, i cili pas një zënke kishte sulmuar fizikisht familjarët e tij, si dhe kishte dëmtuar makinën në pronësi të tyre.

Edhe pas mbërritjes së policisë, agresori nuk ka ndaluar por është vërsulur në

drejtim të policëve me një mjet të fortë.

Fatmirësisht nuk është shënuar incident në radhët te tyre, por i ndaluari me një mjet të fortë ka goditur veturën zyrtare të Policisë së Kosovës.

Ndërkaq personi i dytë i arrestuar po për këtë çështje është një tjetër mashkull nga Prishtina, i cili pas një mosmarrëveshje me vëllanë e tij nën ndikim të alkoolit ka sulmuar atë e më pas edhe zyrtarët e policisë sëpatë.

a.y/NOA

KOMENTE