Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Topi ngushëllon familjarët e aktores Alibali
English

Topi ngushëllon familjarët e aktores Alibali

Tiranë, 15 maj, NOA - Presidenti Bamir Topi, me anë të një mesazhi drejtuar familjes së aktores së njohur, Ferial Alibali, shpreh ngushëllimet për ndarjen e saj nga jeta.

“Në këto momente dhimbjeje të thellë për humbjen e njeriut tuaj të shtrenjtë, aktores së paharruar të skenës dhe kinematografisë shqiptare, dëshiroj t’ju gjendem shpirtërisht pranë, duke ju shprehur ngushëllimet e mia më të sinqerta!”, thuhet në mesazhin e kreut të shtetit.

Ai vlerësoi profilin e saj artistik, duke theksuar se rolet e saj vazhdojnë të frymëzojnë brezat e ardhëshëm.

“Talenti i Ferialit, që me pesëdhjetë rolet në teatër dhe portretizimet e saj kinematografike përcolli ndjeshmërinë e një artististeje të rrallë, do mbetet i paharruar si për ata që e njohën personalisht, ashtu edhe ata që e admiruan aktrimin e saj kudo nëpër Shqipëri dhe anembanë trevave ku jetojnë shqiptarë. Rolet e saj do të vazhdojnë të frymëzojnë brezat e ardhshëm të artisteve të reja me ndjenjat më të forta të dashurisë për skenën, ekranin dhe artin shqiptar”, thuhet në mesazhin e kreut të shtetit.

Duke ndarë dhimbjen me familjarët, Topi shtoi se, të gjithë artdashësit shqiptarë do t’i jenë përjetësisht mirënjohës Ferial Alibalit për veprën e saj dinjitoze si dhe për vlerat njerëzore, që ajo përçoi tek të gjithë ne.

a.k/NOA

KOMENTE