English

Zgjedhjet lokale në Itali, test për Berlusconin

Romë, 15 maj - Italianët iu drejtohen kutive të votimit sot në zgjedhjet e pjesshme lokale që shihen si test për kryeministrin italian, Silvio Berlusconi.

Votimi që vazhdon edhe të hënën, mund të dërgojë një aleat të qendrës së djathtë në pushtet, ndërsa aleatët e Berlusconit mund të përballen edhe me një raund të dytë për pushtetin lokal të Milanos, transmeton REL.

Zgjedhjet lokale po mbahen në kohën kur politikani miliarder përballet me një popullaritet që asnjëherë nuk ka qenë më i vogël. Berlusconi gjithashtu po përballet me një proces gjyqësor për marrëdhënie seksuale me një prostitutë të mitur.

Këto zgjedhje janë testi i fundit i madh për popullaritetin e Silvio Berlusconit para se t’i përfundojë mandati në vitin 2013.

KOMENTE