Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Film, Ronaldo do të marrë pjesë në një skenë “hot”
English

Film, Ronaldo do të marrë pjesë në një skenë “hot”

Nju Jork, 16 Maj NOA - Në “Open Road” është parashikuar dhe një skenë “hot” me aktoren Camilla Belle. Në filmin e Marcio Garcia, Fenomeni do të interpretojë rolin e personazhit negativ, por në anën tjetër do të ketë mundësinë ti tregojë botës pjesën e tij sensuale.

Lajmi për karrierën e re të Ronaldos si aktor prej kohësh ka bërë xhiron e tij, por tashmë janë bërë të ditura dhe disa prapaskena tepër interesante.

Të gjithë ishin vënë në dijeni se Ronaldo do të kishte rolin negativ në këtë film, por ajo çka nuk dihej ishte se fenomeni do të merrte pjesë dhe në disa skena “hot”.

Faktikisht kërkohet që në xhirime të jetë pjesë e tyre një skenë seksuale mes Ronaldos dhe Camilla Belle, e cila është një aktore amerikane dhe e njohur në botën e sportit si partnerja e tenistit Fernando Verdasco.

Në kastin e aktorëve janë për tu përmendur dhe Juliette Lewis së bashku me Andy Garcia.

r.b/NOA

KOMENTE