Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gjykata e Hagës: Urdhër-arresti ndërkombëtar për Gadafin dhe të birin
English

Gjykata e Hagës: Urdhër-arresti ndërkombëtar për Gadafin dhe të birin

Hagë, 16 maj, NOA - Kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale u ka kërkuar gjyqtarëve që nxjerrin një urdhër-arresti për kolonelin libian, Muamar Gadafi,, si edhe dy anëtarë të tjerë të rëndësishme të regjimit të tij diktatorial.

Ka qenë pikërisht zyra e prokurorit, Luis Moreno-Ocampo, e cila ka kërkuar lëshimin e urdhër-arrestit ndërkombëtar kundër Muamar Gadafi, birit të tij Saif el-Islam dhe shefit të inteligjencës libiane, Abdullah Senussi.

Kjo bazuar në akuzën për krime kundër njerëzimit, pasi është deklaruar se ata kanë urdhëruar, planifikuar dhe marrë pjesë në sulme të paligjshme. Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve tha se forcat e Gadafit sulmuan civilët në shtëpitë e tyre, dhe kanë shtënë mbi demonstruesit duke shkaktuar viktima.

"Zyra ka qenë në gjendje të mbledhë dëshmi të drejtpërdrejta në lidhje me urdhrat e lëshuara nga Muamar Gadafi dhe vartësit e tij", zbuloi Moreno Ocampo-në një konferencë për shtyp të ICC-së në Hagë të Holandës.

Për të arritur në këtë përfundim, Moreno-Ocampo hetuesit kanë kryer 30 misione në 11 vende dhe kanë intervistuar më shumë se 50 dëshmitarë, duke përfshirë edhe nga ata të brendshëm.

Por para se të kryhet mandati i arrestit ndaj Gadafit, gjyqtarët kanë për të vlerësuar provat.

n.e/NOA

KOMENTE