English

Mbaje numrin dhe fito çdo muaj 100 minuta dhe 100 sms kombëtare

Tiranë, 16 maj 2011 NOA/ Shkrim promocional nga Eagle Mobile - Eagle Mobile mbetet operatori më i përzgjedhur nga përdoruesit e telefonisë së lëvizshme në Shqipëri. Me mundësimin e shërbimit të Bartjes së Numrit (Portabilitetit) në tregun e telefonisë mobile, në vetëm dy javë Eagle Mobile rezulton operatori më i përzgjedhur nga përdoruesit e rrjeteve të tjera, duke konsoliduar besueshmërinë e përdoruesve të telefonisë së lëvizshme.

Eagle Mobile që në momentet e para të hyrjes në treg, ka kërkuar aplikimin e shërbimit të Bartjes së Numrit, me qëllim rritjen e konkurrencës dhe mundësimin e shërbimeve më të mira dhe të leverdisshme për qytetarët shqiptarë.

Eagle Mobile u kërkon operatorëve të tjerë në treg të jenë sa më bashkëpunues në këtë mundësi që u jepet konsumatorëve shqiptarë, pasi me keqardhje janë vërejtur një sërë rastesh kur pajtimtarët e tyre janë bllokuar dhe nuk kanë mundur të kalojnë në rrjetin Eagle.

Eagle Mobile sjell ofertën më të mirë për të gjithë përdoruesit e rinj dhe bartësit e numrave të telefonisë së lëvizshme. Bartësit e numrit drejt Eagle Mobile dhe abonentët e rinj automatikisht përfitojnë bonuse që në momentin e fillestar të aktivizimit me sukses të numrit apo bartjes së tij si dhe të përfitojnë bonuse shtesë gjatë gjashtë muajve që vijojnë.

Abonentët individualë të bartur me parapagesë përfitojnë automatikisht në momentin e bartjes më sukses të numrit 100 minuta kohë bisedë dhe 100 SMS kombëtare. Gjatë gjashtë muajve pasardhës ata do të përfitojnë ekstra minuta bonus brenda rrjetit, ekuivalente me shpenzimin e muajit të mëparshëm. Minutat bonus do të përfitohen automatikisht në datën 1 të çdo muaji përgjatë 6 muajve të parë. Abonentët individualë të bartur me parapagesë do të mund të përfitojnë 100 minunta dhe 100 SMS kombëtare çdo muaj në vijim, në momentin e rimbushjes së parë prej të paktën 800 Lekë, gjatë 5 muajve në vijim.

Eagle Mobile sjell ofertë fanstastike dhe për abonentët individualë të bartur me kontratë, duke u dhuruar 100 minuta kohë bisede + 100 SMS kombëtare në momentin e bartjes me sukses të numrit si dhe në datën 1 të çdo muaji për 5 muajt në vijim, gjithsej 6 herë. Abonentët e kësaj pakete përfitojnë minuta bonus brenda rrjetit, ekuivalente me shpenzimin e muajit të mëparshëm, në datën 1 të çdo muaji për 6 muajt e parë, gjithsej 6 herë.

Abonentët individual që blejnë një kartë SIM Eagle të re, në gjashtë muajt pasardhës përfitojnë minuta bonus brenda rrjetit ekuivalente me shpenzimin e muajit të mëparshëm, në datën 1 të çdo muaji për 6 muajt e parë, gjithsej 6 herë.

Të gjithë mund t’i përfitojnë nga këto mundësi shume lehtë. Mjafton të paraqiten në dyqanin më të afërt të Eagle Mobile në zonën e tyre dhe të kërkojnë mbartjen e numrit. Kushdo mund të përzgjedhë tarifën më të mirë dhe të ruajë numrin personal duke i shtuar ngjyrë.


Keep your number, add colors to it with Eagle Mobile

KOMENTE
  • esti18:43 - 16 Maj 2011
    Nje oferte karrem,qe ta fut pas gjashte muajve.Boll ja keni futur ketij populli,ulni tarifat ne shkalle kombetare me rrjetet kombetare,ndryshe te gjitha ofertat e tjera jane bomba tymuese,qe te japin halucinacione me pasoja te renda.....