Warning: file_get_contents(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Nesër e pasnesër, starton raundi i katërt i dialogut Kosovë-Serbi
English

Nesër e pasnesër, starton raundi i katërt i dialogut Kosovë-Serbi

E hënë, 16 maj 2011, NOA- Pas ndërprerjes prej disa kohës, gjatë ditës së nesërme dhe asaj të pasnesërme, në Bruksel do të mbahet raundi i katërt i dialogut teknik midis Kosovës dhe Serbisë.

Siç bëhet e ditur nga qeveria e Kosovës, në qendër të këtij raundi të dialogut do të jenë vazhdimi i bisedimeve për temat në axhendë të raundeve të kaluara, regjistrat civile dhe kadastralë, telekomunikacioni, energjia, vulat doganore, liria e lëvizjes dhe diplomat shkollore. Gjithashtu në takimet e datës 17 dhe 18 do të hapen edhe dy tema të reja, ajo e trashëgimisë kulturore dhe zbardhja e fatit të të zhdukurve gjatë luftës.

Theksohet se ashtu si në tre raundet e kaluara të dialogut teknik, delegacioni i Republikës së Kosovës do ta shpalos dhe mbrojë qëndrimet e veta të cilat janë në harmoni me Kushtetutën, ligjet, rezolutën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, si dhe Platformën e Qeverisë së Republikës së Kosovës mbi dialogun teknik midis Republikës së Kosovës dhe Serbisë.

Delegacioni i Kosovës kryesohet nga zëvendëskryeministrja Edita Tahiri.

a.y/NOA

KOMENTE