English

“Open Gate”, arrestohen dy persona për armëmbajtje pa leje

Tiranë, 16 maj, NOA – Dy persona janë arrestuar nga policia e Tiranës pasi u janë gjetur dy pistoleta që i mbanin pa leje. Personat e arrestuar janë Adriano Elmaz Ozuni, 46 vjeç, banues në rrugën “Njazi Meka”, me arsim 8 klasë dhe Gentian Rexhep Meta, 31 vjeç, banues në rrugën “Myslim Keta”, me arsim 8 klasë.

Ndalimi i tyre u bë në lokalin “Open Gate”, në rrugën “Ali Demi”, pas nj kontrolli të bërë nga policia. Atyre ju bllokuan në cilësinë e provës materiale dy armë zjarri, pistoleta të tipit “Zastava”, me nr.12557 dhe HS nr.84576.

Pas sekuestrimit të pistoletave ka nisur dhe procedimi penal ndaj tyre.

a.k/NOA

KOMENTE