Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shefi i FMN, nën kontroll mjekësor
English

Shefi i FMN, nën kontroll mjekësor

SHBA, 16 maj, NOA - Udhëheqësi i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Dominik Shtraus Kan, është pajtuar për një ekzaminim mjekësor rreth akuzave për sulm seksual.

Dominik Shtraus Kan, i cili u arrestua të shtunën, hedhë poshtë akuzën se e ka sulmuar dhe është përpjekur që ta dhunojë një shërbyese hoteli.

Ai është dashur të paraqitet sot në gjykatë, mirëpo seanca dëgjimore është shtyrë që t’i lejohet ekspertëve mjekësor që të kryejnë testet e parapara.

Policia e Nju Jorkut e ka arrestuar Dominik Shtraus Kan, 62 vjeçar, kur ai sapo kishte hyrë në një aeroplan me të cilin do të shkonte për në Paris nga aeroporti Xhon Kenedi i Nju Jorkut.

Zëdhënësi i Policisë, Pol Braun, ka thënë se shefi i FMN-së, është akuzuar me vepër penale seksuale, përpjekje për dhunim dhe me mbajtje mbyllur në mënyrë të paligjshme të personit.

Dominik Shtraus Kan ka hedhur poshtë akuzat.

NOA./RFE

KOMENTE