Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vetëvendosje: Kontrata Qeveri-Bechtel Enka, kompania fituese pa projekt
English

Vetëvendosje: Kontrata Qeveri-Bechtel Enka, kompania fituese pa projekt

Tiranë, 16 maj 2011, NOA- Lëvizja Vetëvendosje në një deklaratë për mediat ka dhënë disa detaje të kontratës mes Bechtel Enka dhe Qeverisë.

Sipas Vetëvendosjes, Qeveria e Kosovës që nga momenti i nënshkrimit të kontratës për ndërtimin e Autorrugës Morinë-Merdare me kompaninë Bechtel-Enka, e ka shpallur atë si “sekrete” më qëllim të, siç është thënë, mbrojtjes së interesave të kontraktorit.

Kjo lëvizje e cilëson këtë veprim si në kundërshtim me vetë Kushtetutën e Republikës së Kosovës e cila precizon qartë se “Shpenzimet publike dhe mbledhja e të hyrave publike duhet të bazohen në parimet e llogaridhënies, efektshmërisë, efikasitetit dhe transparencës”.

Në deklaratë thuhet se, të gjeturat e para nga kjo kontratë dëshmojnë për kushte shumë të pafavorshme dhe për një transferim komplet të rreziqeve eventuale tek qeveria e Kosovës.

Më poshtë detajet dhe deklarata e Lëvizjes Vetëvendosje:

Ndërkohë që deklarimet e deritashme të zyrtarëve të ndryshëm qeveritar, përfshirë këtu kryeministrin Hashim Thaçi tash së fundi, për koston e gjithëmbarshme të projektit të autoudhës dalin si hamendësime në rastin më të mirë, apo deklarime të pavërteta, kur shihet se në kontratë është e pamundshme të dihet çmimi i saktë i autoudhës deri në përfundim të saj. Specifikimet e shumta në kontratë dhe çmimet për njësi ta parapara në shumë raste e bëjnë të pamundur gjetjen e çmimit të saktë të autorrugës. Ndër gjetjet më shqetësuese në kontratë shihen edhe pagesat automatike që i bëhen Bechtel-Enka për transferim të makinerisë në Kosovë, për mirëmbajtjen e makinerisë, kthimin e saj në vendin e origjinës, por edhe për kthimin e vetë punëtorëve të huaj të stacionuar në Kosovë. Bechtel-Enka del se e ka fituar tenderin kaq të rëndësishëm pa prezantuar asnjë dizajn të mundshëm të autorrugës por është mjaftuar me një specifikim në kontratë ku thuhet se ajo do të dërgojë më vonë në Kosovë ekspertët e saj të cilët do e ndihmojnë qeverinë në dizajnimin e autorrugës dhe për të cilën qeveria do paguaj një kosto mujore prej 25.000 euro për secilin ekspert. Skandaloze është edhe kërkesa që për ndërmjetësim të pagesave për nënkontraktorët eventual, Bechtel-Enkas t’i paguhet një provision prej 8%, njësoj siç janë tepër të larta normat e interesit të aplikuara në rast të vonesave me pagesë.

Kontrata e vë qeverinë e Kosovës para një presioni kohor meqë çmimet e kontraktuara për njësi do të rriteshin automatikisht me 12% nëse punimet zgjasin më shumë se tri vjet, rritje kjo që arsyetohet me inflacionin vjetor. Qytetarëve të vendit i është thënë disa herë se autorruga do ndërtohet me segmente, në varësi të gjendjes financiare të vendit. Nga vështrimet tona del se e gjithë kontrata ka një automatizëm të brendshëm që i mundëson Bechtel-Enkas vazhdim të punës në segmentin e radhës sa herë që kostoja e realizimit nuk kalon 120% të kostos së “synuar”.

Shkelje të mëdha janë vërejtur edhe tek çmimet për njësi ku në rastet si të betonit, rërës apo zhavorrit, janë paraparë çmime disa herë më të larta se çmimet e tregut në rajon. Rëra paguhet me çmim 28 euro, ndërsa çmimi në treg është 10 – 13 Euro; betoni paguhet me çmim rreth 120 euro, ndërsa çmimi në treg është 75 euro, etj. etj.

Vërehet gjithashtu edhe joqëndrueshmëria e deklaratave të politikanëve tanë për ndikimin që kjo autorrugë do të ketë në krijimin e vendeve të punës në Kosovë. Është thënë se kontraktori është obliguar të krijojë deri në 4.000 vende të punës, edhe pse në kontratë specifikohet se bazuar në dinamikë, numri i të punësuarve nga Kosova nuk do të tejkalojë asnjëherë shifrën prej 1.533 punëtorë, kryesisht në detyra me nivel të ulët të përgjegjësisë dhe me paga të ulëta.

Në tërësi kjo kontratë rezulton të jetë mjaft e dëmshme për tatimpaguesit, qytetar të Kosovës, dhe Lëvizja VETËVENDOSJE! fton të gjithë ekspertët e vullnetit të mirë që t’i bashkohen asaj në studimin e kontratës dhe gjetjen e mënyrave për minimizimin e dëmit që i shkaktohet buxhetit të vendit. Duam të përsërisim edhe një herë se jemi fuqishëm për Rrugën e Kombit, por jemi po ashtu fuqishëm të vendosur që të shfrytëzojmë të gjithë mekanizmat ekzistues për të parandaluar keqpërdorimet në emër të saj.

a.y/NOA

KOMENTE