English

Hamsik, dhurata për Allegrin

Milano, 17 Maj NOA - Milani duhet thënë se tashmë e ka siguruar fitimin e kampionatit italian dhe është hedhur ne mendime për sezonin e ardhshëm të merkatos për të gjetur përforcimet e reja që do të marrin në ekipin e tyre.

Berluskoni dhe Galliani shumë herë kanë deklaruar se kërkojnë të forcojnë skuadrën për të arritur në fitimin e Ligës së Kampionëve.

Ermi më i përfolur kohët e fundit ka qenë ai i Marek Hamsik: mesfushori më i dëshiruar nga Allegri, që me shumë mundësi do të largohet nga Napoli.

Kuq e zinjtë po punojnë gjithashtu dhe për të gjetur zëvendësuesin e Gattusos, ku mendohet se do të jetë pikërisht Sandro i Tottenham.

r.b/NOA

KOMENTE