English

SHBA do të përdorin ushtrinë në rast të një sulmi kibernetik

SHBA, 17 maj, NOA - Administrata e presidentit amerikan, Barak Obama, ka bërë të ditura planet e saj për ta bërë internetin më të sigurt. Sekretarja e shtetit, Hillari Klinton, ka thënë se SHBA-të do të punojnë me shtetet e tjera që të mbajnë internetin një burim të hapur të informacionit.

Duke përdorur fjalorin më të ashpër deri më tash, Shtëpia e Bardhë, e ka bërë të qartë se SHBA-të, do ta përdorin fuqinë e tyre ushtarake që të përgjigjen në rast se përballen me një sulm kibernetik, që e kërcënon sigurinë kombëtare. Plani i Shtëpisë së Bardhë, vihet në pah në kohën kur liderët ndërkombëtarë po përpiqen që të përmirësojnë bashkëpunimin kundër krimit global kibernetik dhe të vendosin direktivat për mbikqyrjen e internetit.

NOA/RFE

KOMENTE