Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Arvizu: Tirana është unike, kryeqytet që nuk ka komisionin e vet zonal
English

Arvizu: Tirana është unike, kryeqytet që nuk ka komisionin e vet zonal

Tiranë, 18 maj 2011, NOA- Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Aleksandër Arvizu gjatë një interviste dhënë për televizionin “Ora News” komenton situatën në Shqipëri, mënyrën si mund të dilet nga ajo dhe i bën thirrje politikës që ti përmbahet kuadrit ligjor për rezultatin e zgjedhjeve.

Pyetja e parë dhe më e rëndësishme për momentin është për situatën politike në vend. Kemi parë një situatë të pazakontë në takimin e KQZ-së dhe ndërtesën e saj sot. Cili është mesazhi juaj për të gjithë këtë situatë dhe për atë që po ndodh?

Së pari, është vërtet kënaqësi që vizitoj Ora News sot. Kishim kohë që e kishim planifikuar këtë vizitë dhe, megjithëse ka qenë një ditë e ngarkuar sot për njerëzit, doja ta realizoja vizitën ndaj, faleminderit shumë që gjetët kohën. Mendoj se kemi arritur ta njohim njëri-tjetrin mirë ngaqë kaluam shumë kohë në shkollën ku ishte qendra e numërimit të njësisë pesë. Jam i çliruar që numërimi mbaroi dhe dukej që numërimi ishte mjaft i saktë ndaj ishte kënaqësi që të shihja atë përfundim.

Sigurisht, e dimë që rezultatet paraprake nuk u bënë zyrtare por të gjithë e dimë se cilat ishin rezultatet paraprake. Në atë kohë, shpresoja që kjo do të formonte bazën mbi të cilën të gjithë do të ecnim të gjithë përpara. Shumë njerëz në atë kohë i përshkruan si zgjedhje të mira. Ç'është më e rëndësishmja fitoi populli shqiptar.

Koalicioni qeverisës vuri në dukje se kishte fituar shumë më tepër vota në nivel kombëtar, në të gjithë vendin. Mendoj se ishin të kënaqur edhe që morën shtatë nga njëmbëdhjetë minibashkitë, të paktën mendoj që fituan shtatë nga njëmbëdhjetë. Socialistët, jo vetëm mbajtën shumicën e qyteteve që kishin pasur, por edhe shtuan disa të tjera. Ndaj, mendoj se kanë qenë zgjedhje ku të dyja palët mund të shprehen në mënyrë legjitime se arritën rritje. Është disi e pafat që sot jemi në situatën e tanishme.

Ju jeni takuar sot me Presidentin e Republikës, Z. Topi, dhe Kreun e Partisë Socialiste, Z. Rama. A mund të na thoni çfarë mesazhi iu keni përcjellë atyre dy personaliteteve të larta dhe se cili është mesazhi që iu përcillni të gjitha forcave politike të vendit sot?

Sot pasdite kam edhe një takim tjetër, me Kryeministrin, pasi të largohem prej këtu. Jam duke bërë përpjekje për të dëgjuar cilindo se cilat janë perspektivat e tyre mbi situatën. Mendoj që duhet të jemi të sinqertë: kjo është një situatë e vështirë. Shumë njerëz ndihen të frustruar, edhe emocionalë. Mendoj që e rëndësishmja është, aq sa është e mundur, që të gjitha palët të përpiqen të punojnë brenda kuadrit ligjor. Këtu përfshihet Kodi Zgjedhor por edhe mjete të tjera ligjore. Problemi është që vetë Kodit i bëhen interpretime të ndryshme. E rëndësishmja është që cilido të përpiqet të qëndrojë sa më i qetë që të mundet. Askush nuk do të shohë ndokënd të lëndohet, qofshin protestues paqësorë, deputetë, kalimtarë, apo oficerë policie. Askush nuk do të shohë askënd të lëndohet.

Nëse njerëzit përpiqen të punojnë brenda kuadrit ligjor dhe nëse përpiqen të shohin përtej zgjedhjeve, të shohin përpara tek qeverisja, mendoj se përfundimi do të jetë i mirë.

Megjithatë, aktualisht, KQZ vazhdon të hapë kutitë e disa prej KZAZ-ve të ndryshme. Cili është komenti juaj mbi këtë veprim të KQZ-së?

Është pak e vështirë të bësh komente në hollësi. Mund të them këtë, mendoj që do të kishte qenë ide e mirë që KQZ-ja të kishte shpallur qoftë edhe rezultatet zyrtare paraprake, qoftë edhe si pikënisje. Mendoj do të kishte qenë një hap i dobishëm sepse do t'i kishte dhënë mundësi sfidave apo çështjeve pasuese, përfshi ato lidhur me nëse duhen numëruar votat e devijuara apo të vendosura në kutitë e gabuara. Sigurisht, një tjetër problem, me sa e kuptoj unë, është që Tirana është unike në vend në kuptimin që vetëm kryeqyteti nuk ka komisionin e vet zonal kushtuar atij. Duket sikur vetvetiu, KQZ funksionon si komisioni zonal për Tiranën. Shumica e ekspertëve me të cilët kam folur mendojnë që kjo nuk është ide e mirë sepse i merr KQZ-së paksa nga misioni i saj qendror, funksioni qendror.

Megjithë këtë, kështu është Kodi Zgjedhor; ka disa mangësi, por përbën bazën mbi të

cilën të mund të zhvillohen zgjedhje. Mendoj se një gjë e tillë gjithashtu thekson

rëndësinë kritike që ka të ecim përtej zgjedhjeve të tanishme dhe të përqendrohemi

tek reformat, përfshi reformën e Kodit Zgjedhor. Mendoj që janë nxjerrë shumë mësime

mbi bazën e këtyre zgjedhjeve. Duhet që disa prej tyre të zbatohen.

Z. Ambasador, a mendoni se pasi të takoheni me Kryeministrin, pasi jeni takuar tashmë me dy përfaqësues shumë të lartë politikë të shtetit, do të kemi një situatë të ndryshme në vend?

Shpresoj të shpreh qartë se cila është pikëpamja jonë dhe, në thelb, ajo është që ne nxisim me forcë palët që të përpiqen të punojnë brenda kuadrit ligjor. Më lejoni të jem i ndershëm, mendoj një nga sfidat është që kuadri ligjor në Shqipëri nuk është aq i zhvilluar sa mund të ishte. Edhe në një vend me një traditë të gjatë të kuadrit ligjor si Shtetet e Bashkuara, ne shpesh merremi me situata të cilat nuk i kemi hasur më parë. Dhe, siç kanë përshkruar edhe raporti i ODIHR në vitin 2009 edhe raporti paraprak i ODIHR tani, këtu ka polarizim të fortë politik. Ky është realiteti politik këtu. Pra, po, kuadri ligjor, sundimi i ligjit, është shumë i rëndësishëm, por për shkak të polarizimit politik - dhe këtë e shohim haptas në KQZ - duhet të ketë një dëshirë nga të dyja palët për të gjetur emërues të përbashkët për të ecur përpara. Dhe unë jam besimplotë që njerëzit mund ta bëjnë.

NOA

KOMENTE
  • Çermenika « Farmaci» Cermenika18:33 - 18 Maj 2011
    SHQPERIA U BE GAZI BOTES TALLET BOTA ME NE SE SALIU FASHISTIZOI SHQIPERINE