English

Berisha-Sannino: Të vendosur që çdo votë të lexohet me transparencë

Tiranë, 18 maj 2011, NOA – Kryeministri Sali Berisha vlerësoi transparencën dhe cilësinë e procesit të votimit dhe numërimit të votave të zgjedhjeve vendore të 8 majit, duke garantuar se mazhoranca qeverisëse dhe koalicioni i saj është i vendosur që çdo votë e qytetarëve shqiptarë të vlerësohet.

Këtë vlerësim kryeministri Berisha e bëri gjatë takimit me Zëvendës/Drejtorin e Përgjithshëm të Zgjerimit në Komisionin Europian Stefano Sannino, i cili shoqërohej në takim nga Ambasadori i BE-së, Ettore Sequi.

Shefi i ekzekutivit theksoi se vlerësimi i votave do të bëhet përmes një procesi tërësisht transparent e të paanshëm, si ai që u konstatua gjatë procesit të numërimit, i vlerësuar deri më tani si më i miri i zhvilluar ndonjëherë në vend.

Gjatë takimit me kryeministrin, Zëvendës/Drejtori i Përgjithshëm i Zgjerimit në KE Sannino garantoi kryeministrin për mbështetjen e vazhdueshme dhe të pa kursyer të KE-së dhe stafit të tij ndaj Shqipërisë, në të gjitha aspektet e reformave prioritare edhe në procesin e integrimit.

Sannino e falenderoi kryeministrin Berisha për pritjen e ngrohtë dhe miqësore, duke i konfirmuar vullnetin e palëkundur të Komisionit dhe të Bashkimit Europian për të vazhduar këtë mbështetje ndaj Shqipërisë.

Në takim u vlerësuan hapat e marrë nga Shqipëria në procesin e Integrimit Europian.

mit/NOA

KOMENTE