Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Dilema për kryebashkiakun, mes qytetarëve dhe dhunës
English

Dilema për kryebashkiakun, mes qytetarëve dhe dhunës

Nga Lulzim Basha

Dua të falenderoj të gjithë numëruesit, komisionerët dhe vëzhguesit të cilët ende vazhdojnë të punojnë në Minibashkinë Nr.5 duke bërë të mundur që të gjitha votat, për të gjitha kandidaturat e këtyre zgjedhjeve, të numërohen. Përgjatë këtij procesi, unë kam përcjellë një mesazh të qartë dhe tejet të rëndësishëm për të gjithë qytetarët: Vota juaj do të numërohet dhe zëri juaj do të dëgjohet!

Unë e di se të gjithë qytetarët mezi presin rezultatin final. Por të gjithë do duhet të presim me durim, që çdo votë të numërohet dhe që zëri i çdo qytetari të dëgjohet. Dua te vlerësoj transparencën e këtij procesi dhe në mënyrë të veçantë transparencën e numërimit të votave të vendosura aksidentalisht në kutitë e tjera. Ne ende nuk e dimë se cili do të jetë rezultati final, por e dimë se gjuha provokuese, përpjekjet për të ndërprerë këtë proces dhe përpjekjet për të ushtruar presion mbi punonjësit e administrimit të këtij procesi janë tërësisht pa vend dhe e dëmtojnë demokracinë.

Sikurse dhe përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtar e kane bërë të qartë, ky proces përmban shumë hallka.

Te gjithë subjektet politike kane të njëjtat mundësi ligjore në këtë proces dhe mund te ankimojnë vendimet sepse kështu funksionon sistemi.

Por përgjatë gjithë këtij procesi duhet të sundojë rendi ligjor dhe qytetarët pavarësisht bindjeve politike kanë përgjegjësinë për të ruajtur një mjedis të qetë – i cili do të lejojë vijimin e këtij procesi dhe numërimin e çdo vote, në mënyrë që zëri i çdo qytetari të dëgjohet dhe që të kemi një rezultat final të zgjedhjeve.

Kandidati tjetër ka vendosur të mos e respektojë këtë proces. Dhe në vend që të ndjekë rendin ligjor, preferon të ndjekë rregullat e rrugës. Ai ka vendosur më mirë të akuzojë si të manipuluar një proces transparent që po shpaloset para syve të mbarë botës sesa të pranojë se ai nuk dëshiron të numërohet çdo votë sepse kështu edhe mund të humbasë.

Ata të cilët përpiqen të ndërpresin procesin, përmes thirrjeve për revoltë, nuk bëjnë gjë tjetër veçse hedhin në erë besueshmërinë e tyre. Një proces transparent, i drejtë dhe i saktë, i cili mundëson numërimin e çdo vote, i siguron qytetarëve të drejtën që zëri i tyre të dëgjohet – zë i cili duhet të respektohet nga të gjitha palët.

Çdo përpjekje për të mos lejuar që ky zë të dëgjohet, përbën një përpjekje për t’u mohuar qytetarëve demokracinë.

Unë kurrë se kam dëgjuar idenë dhe as nuk mund t’u besoj veshëve se numërimi i çdo vote përbeka manipulim të zgjedhjeve.

Numërimi i çdo vote është thelbi i zgjedhjeve. Por Z. Rama preferon t’u mohojë qytetarëve numërimin e votave.

Ai mendon se demokraci do të thotë t’i vjedhësh dhe varrosësh këto vota edhe pse nuk kane patur shansin të shohin dritën e diellit.

Ështe fare e thjeshte, ka deri tani te paktën dhjetëra zëra qytetaresh – deri tani votat e tyre nuk janë vlerësuar asnjëherë, votat e tyre nuk jane numëruar akoma, zërat e tyre akoma nuk janë dëgjuar, dhe revolta e vetme këtu është revolta kundër demokracisë, revolta qe po përpiqet t’i mbysë këto zëra. Revolta që po përpiqet t’i vjedhë këto zëra dhe të bëjë gjithçka që këto zëra të mos dëgjohen.

A do të lëmë çdo votë të shikohet në dritën e diellit apo do t’i zhdukim ato në errësirë. Do të jetojmë nëpërmjet institucioneve apo nëpërmjet rrugës. Do të përdorim procesin ligjor apo kaosin dhe anarkinë. Do të dëgjojmë zërin e qytetarëve apo do të rinisim luftën politike.

Z.Rama tha sot se po të kishte humbur me një votë do ta kishte pranuar atë. Më ndjeni por me duhet t’ju rikujtoj se ai nuk gëzon as besueshmërinë më të vogël për këtë. E kam thënë dhe e them vazhdimisht se në fund të këtij procesi, kur të gjitha votat të jenë numëruar, unë do të pranoj cilindo verdikt përfundimtar të votuesve.

Çështja është se procesi ende nuk ka përfunduar. Ende nuk janë numëruar të gjitha votat dhe ne nuk mund ta ndalojmë procesin në këtë fazë vetëm sepse zotit Rama apo mua mund te mos na pëlqejë rezultati në një moment të caktuar të këtij procesi. Për sa kohe qe nuk janë numëruar të gjitha votat as rezultati përfundimtar nuk ekziston.

Tani jemi para kësaj zgjedhje, t’i leme qytetaret te vendosin se kush do te jete kryebashkiaku i ardhshëm apo frikën. T’i lemë qytetarët të vendosin se kush do të jetë kryebashkiaku i ardhshëm i Tiranës apo dhunën e bandave. T’i lemë qytetarët të vendosin të vendosin se kush do të jetë kryebashkiaku i ardhshëm i Tiranës apo t’ia mbyllim gojën demokracisë. Zgjedhja ime është t’i lemë qytetarët të vendosin. Zgjedhja ime është të numërohet çdo votë dhe të dëgjohet zëri i çdo qytetari.

KOMENTE
  • emigranti23:01 - 18 Maj 2011
    ca thu me labo amone,mire qe te thuash qe vrases drogaxhi, burgaxhi eshte edi ...se ai po i co shqipetaret ne rrugen e dhunes ,,klysh komunisti mo ca te presesh prej ti,,,
  • sotir Labi22:56 - 18 Maj 2011
    Kush e hengri mjaltin te zgjoi me blete,me mire le te ngrihet ta pranoje vet,-keshtu thoshe ariu ne pyll ne kuvend,kafshet spipetinin rrinin si mbi gjemb. E cte flisnin kafshet gjithcka dukej sheshit, ARIU ISHTE MBUSHUR ME MIZA MBRAPA VESHIT ! Lul hajduti,lul vrasesi.