English

Mexes firmos për katër vite me Milanin

Milano, 18 Maj NOA - “Tashmë mund të jap dhe zyrtarizimin. Jam një lojtar i Milanit për katër vitet e ardhshme”, - këto kanë qenë fjalët e Philippe Mexes, i cili ka shprehur të gjithë lumturinë e tij për transferimin në skuadrën kuq e zi.

“Jam shumë krenar dhe kjo mbi të gjitha kur shoh këtë fanellë të re kampionatin e fituar”, - shtoi ai.

Mbrojtësi francez është në fazën e rikuperimit pas dëmtimit të pësuar në ligamentin e gjurit të tij të majtë dhe sezonin e ardhshëm ai do të jetë i gatshëm për tu aktivizuar.

r.b/NOA

KOMENTE