English

Parashikimi i motit për 19 maj 2011

Tiranë, 18 maj 2011, NOA- Dita e neserme do te karakterizohet nga kushte te qendrueshme atmosferike ku kthjellimet do te jene dominuese ne te gjithe territorin shqiptar por gjate oreve te mesdites do te kete kalime vranesirash te lehta neper te gjithe vendin.

Shqiperia

Sipas MeteoAlb, pjesa e dyte e dites do te vijoje me kthjellime ne zonat e uleta dhe bregdetare por vranesirat do te jene te pranishme ku ne disa zona te veçanta do te shoqerohen me shira te izoluar ndersa zonat malore Lindore do te kene shtim te vranesirave dhe shirave. Keto kushte atmosferike do te na shoqerojne edhe gjate nates.

Temperaturat e ajrit do te pesojne nje rritje te lehte ne te gjithe vendin si ne vlerat minimale dhe ne ato maksimale.

Era do te fryje e lehte ne toke dhe ne det me shpejtesi 20 km/h dhe drejtim Perendimor, ndersa dallgezimi ne Adriatik dhe ne Jon te jete i ulet.

Europa

Neser, Europa Qendrore, Jugperendimore dhe zona e Alpeve do te dominohen nga vranesira dhe shira me intensitet te larte. Me problematike situata do te jete ne zonen e Alpeve ku shirat do te shoqerohen me stuhi te forta ere. Po ashtu vranesira dhe shira do te kete ne gadishullin e Skandinavise dhe Pellgun e Mesdheut por intensiteti i reshjeve do te jete i ulet. Ndersa ne Ishujt Britanike, vendet e Balltikut, Europen Verilindore dhe nje pjese te Ballkanit do te dominojne kthjellimet dhe temperaturat e larta.

Ngjarje ekstreme në Europë:

- Zona e Alpeve alarmon per shira me intesitet te larte

- Portugalia, Spanja do te mbeten me shira intensive

- Vendet Nordike rrezikojne ere e forte dhe rrebeshe shiu

a.y/NOA

KOMENTE