English

Seagate GoFlex, hard-disku i jashtëm i pajisur me bateri dhe modul Wi-Fi

SHBA, 18 Maj NOA - Seagate GoFlex Satellite është hard-disku i ri special i jashtëm që përfshin në vetvete një bateri dhe mbi të gjitha modulin Wi Fi.

Me këto të dhëna ai do të jetë në gjendje të shpërndajë të dhënat në mënyrë më të thjeshtë dhe mbi të gjitha më të shpejtë, duke u mbështetur në një kapacitet prej 500GB.

Për tu theksuar është se kjo aparaturë e jashtme njihet lehtësisht dhe është kompatibël me kompjuterët, tabletat, smartphon-ët dhe celularët.

Një tjetër e dhënë tjetër interesante për këtë hard disk është se ai mund të qëndrojë për 25 orë në standby.

r.b/NOA

KOMENTE