Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Topi: Partitë të tregojnë maturi dhe respekt ndaj ligjit
English

Topi: Partitë të tregojnë maturi dhe respekt ndaj ligjit

Tiranë, 18 maj, NOA - Presidenti i Republikës, Bamir Topi, deklaroi sot se palët duhet të tregojnë maturi dhe përgjegjësi politike në situatën postzgjedhore. Deklarata e kreut të shtetit, u bë gjatë takimit me Zëvendësdrejtorin e Përgjithshëm për Zgjerimin në Bashkimin Evropian, Stefano Sanino dhe ambasadori i BE-së në Tiranë, Etore Sekui.

Presidenti Topi përshkroi një panoramë të situatës më të fundit politike, sidomos të asaj paszgjedhore në vend, si dhe të përpjekjeve institucionale në drejtim të përfundimit sipas standardeve ndërkombëtare të procesit të zgjedhjeve vendore, duke theksuar forcërisht nevojën për: “maturi, qetësi, ndjenjë të lartë përgjegjësie, respektim të ligjit, rendit ligjor dhe sidomos respektim të axhendës integruese evropiane të Shqipërisë nga të gjithë”. Topi shtoi se në pozicionin e Kryetarit të Shtetit shqiptar do të jetë përherë “respektues i Kushtetutës, ligjeve në fuqi dhe ruajtjes së ekuilibrave politikë e shoqërorë, në interes të qytetarëve shqiptarë dhe përmbushjes së ëndrrës së tyre evropiane si dhe të stabilitetit të vendit.”

Topi vlerësoi si “të një rëndësie historike edhe vizitën e pritshme në fund të kësaj jave të Presidentit të Komisionit Evropian, Hoze Manuel Barrozo dhe delegacionit me zyrtarë të lartë të BE-së në Tiranë”.

Nga ana tjetër, zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Zgjerimit në Bashkimin Evropian, Stefano Sanino, pasi shprehu falenderimet e tij për pritjen e rezervuar nga Presidenti Topi, vlerësoi punën dhe qëndrimin institucional rigoroz e konform Kushtetutës dhe ligjeve të Kreut të Shtetit shqiptar.

Zyrtari i lartë i BE-së, Sanino, e siguroi Kreun e Shtetit shqiptar për gatishmërinë e bashkësisë ndërkombëtare për të vijuar ndihmesën në funksion të arritjes së standardeve demokratike, konsolidimit të institucioneve të pavarura demokratike e kushtetuese dhe përmbushjes së aspiratave integruese të Shqipërisë.

a.k/NOA

KOMENTE