Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
UNDOC: Korrupsioni në Shqipëri 19.3%, 1 në 6 ballkanas paguan rryshfet
English

UNDOC: Korrupsioni në Shqipëri 19.3%, 1 në 6 ballkanas paguan rryshfet

Nju Jork, 18 maj, NOA - Një në gjashtë qytetarë të Ballkanit ka paguar ryshfet ndaj zyrtarëve në vitin e kaluar, ndërsa në Shqipëri, norma e korrupsionit llogaritet të jetë në kufirin prej 19.3%.

Këto janë të dhënat që përmbahen në raportin mbi përvojat e popullsisë të Ballkanit Perëndimor në lidhje me korrupsionin.

I kryer nga Zyra e OKB-së për Drogat dhe Krimin (UNDOC) në bashkëpunim me Komisionin Evropian, raporti në fjalë përfshin edhe popullatat e Kosovës dhe Metohisë.

Ai tregon saktësisht se përqindja mesatare e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor të cilët i kanë dhënë rryshfet një zyrtari publik gjatë vitit të kaluar arrin nivelin prej 12.5%.

Konkretisht, mësohet se kapet vlera prej 257 eurosh, që një ballkanas është i detyruar të paguajë ndaj një zyrtari për të përfituar një shërbim të caktuar.

Sipas raportit në fjalë, përqindja më e lartë e rasteve të korrupsionit është regjistruar në Bosnjë-Hercegovinë (20.7 për qind), ndjekur nga Shqipëria (19,3 përqind), Kroacia (11.2 për qind), Kosova (11.1 për qind), Mali i Zi (9.7 përqind) dhe Maqedonia (6.2 për qind).

Të përkthyera në euro të harxhuara, raporti citon se bëhet fjalë për shifrat 1.212në Maqedoni, e ndjekur nga Mali i Zi me 470, Kroacia me 410, Bosnjë-Hercegovina me 222, Kosova 174 dhe Shqipëria 103 euro.

Bazuar në një studim të mbi 28.000 njerëzve në Ballkanin Perëndimor në vitin 2010, UNODC vë në dukje se një në gjashtë të anketuarit janë ekspozuar në një formë të ryshfetit me një zyrtar publik.

Raporti konstaton se korrupsioni është një shqetësim i madh në mesin e qytetarëve të rajonit, duke u renditur ai të tretin në listën e çështjeve më të ngutshme, pas papunësisë dhe varfërisë, por edhe përpara e sigurisë dhe arsimit.

Duke theksuar se si korrupsioni ndikon në jetën e përditshme, të dhënat e raportit tregojnë edhe sesi ryshfete paguhen për shërbimet më bazë.

Duke reflektuar pasojat e ashpra të korrupsionit në jetën e përditshme, raporti vë në dukje që 57 për qind e dhënësve të rryshfetit, ka paguar një mjek.

Kjo u pasua nga rryshfete për oficerët e policisë në 35 për qind, infermierëve në 33 për qind, dhe zyrtarëve komunalë në nivelin prej 13 për qind.

"Përpjekjet e vendeve të Ballkanit Perëndimor në punën e tyre të vazhdueshme për të luftuar korrupsionin janë të lavdërueshme. Të gjitha shtetet që shikohen në këtë raport, kanë nënshkruar për mjet kryesor botës në luftën kundër këtij krimi, Konventën e OKB-së kundër korrupsionit, dhe janë të angazhuar plotësisht në këtë luftë”, pohon drejtori Ekzekutiv i UNODC, Yury Fedotov.

n.e/NOA

KOMENTE