Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
“EULEX ka kapacitet për të hetuar pretendimet e Dick Martit”
English

“EULEX ka kapacitet për të hetuar pretendimet e Dick Martit”

Prishtinë, 19 maj, NOA - EULEX-i është përgjegjës dhe i aftë për të hetuar dyshimet mbi trafikimin e organeve njerëzore, për të cilat pretendon Raportuesi i Këshillit të Evropës, Dik Marti, ka deklaruar shefi i drejtësisë në strukturën e EULEX-it, Silvio Bonfili.

“EULEX-i tashmë po zhvillon hetimet preliminare. Kur bëhet fjalë për kryerje veprash dhe viktima nga Kosova, përgjegjësitë tona janë ekskluzive edhe kur bëhet fjalë për rastet e krimeve të luftës dhe krimin e organizuar”, ka thënë Bonfili në intervistën dhënë agjencisë serbe të lajmeve Beta.

Duke thënë se EULEX-i aktualisht gjykon edhe në rastet e krimeve të kryera jashtë Kosovës, Bonfili ka hedhur poshtë pohimet se misioni i tij nuk ka kompetenca për të zhvilluar hetime jashtë territorit të Kosovës.

Duke vlerësuar ndërkaq se EULEX-i ka “një sistem të jashtëzakonshëm për mbrojtjen e dëshmitarëve”, ai ka hedhur poshtë vlerësimet se në Kosovë nuk ekziston një sistem i këtillë.

“EULEX-i ka kapacitet për mbrojtjen e dëshmitarëve. Në Kosovë tashmë është në procedurë ligji për mbrojtjen e dëshmitarëve. Në EULEX kemi një sistem të jashtëzakonshëm për mbrojtjen e tyre. Kjo do të sforcohet edhe më shumë në kuadër të BE-së dhe ndaj jemi absolutisht ë bindur se me sistemin tonë për mbrojtjen e dëshmitarëve, mund ta zhvillojmë një hetim të këtillë me lehtësi”, ka thënë Bonfili.

Në këtë intervistë ai ka folur edhe për çështjen e gjykatave në Mitrovicë, duke shprehur optimizmin e tij se “në të ardhmen e afërt, do të arrihet një zgjidhje”.

Bonfili sot gjendet në Beograd për t’u takuar me përfaqësues të ministrisë serbe të drejtësisë.

NOA/RFE

KOMENTE