English

Juventus-Aguero, ndërhyn dhe Murinjo

Torino, 19 Maj NOA - Juventus dhe Aguero janë më pranë se kurrë.

Drejtuesit e ekipit bardhë e zi janë takuar me prokuratorët e futbollistit argjentinas dhe në mënyrë zyrtare kanë nisur tratativën për të sjell Kun në Torino.

Megjithatë ndërkohë nga Spanja, vijnë zëra të fortë të një interesimi të Murinjos dhe Realit të Madridit, të cilët janë të gatshëm të shesin Benzema dhe të kenë në dispozicion një shifër prej 40 milionë eurosh në drejtim të Atletikos, kundrejt 30 të formuara nga Juventus për Aguero.

Megjithatë ky interes nuk i ka shqetësuar shumë drejtuesit e klubit italian, pasi mes lojtarit dhe Atletikos ka një akord: asnjëherë nuk do të shkojë tek Reali.

r.b/NOA

KOMENTE