English

Policia: Deputetë të PS e punonjës të bashkisë, në Prokurori për dhunë ndaj policisë

Tiranë, 19 maj 2011, NOA- Policia e Tiranës në një deklaratë për mediat reagoi lidhur me referimin në prokurori ndaj një numri të deputetëve socialistë si dhe 7 piunonjësve të Bashkisë së Tiranës.

Zëdhënësja e policisë Alma Katragjini deklaroi se deputetët e Partisë Socialiste kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë duke tentuar të hyjnë në KQZ, dhe se referimi në Prokurori është bërë ndaj disa deputetëve të PS, ku ndër ta përmendim, Paulin Sterkaj, Saimir Tahiri, Besnik Bare, Fatmir Xhafa, Gamir Bizhga, Taulant Balla, Fidel Ylli, Fatmir Toçi e Blendi Klosi.

Krahas tyre, sipas policisë së kryeqytetit u theksua se, nga hetimet e kryera u identifikuan 7 persona me precedentë penalë, kryesisht punonjës të Bashkisë së Tiranës.

Sipas Katragjinit, 7 personat e identifikuar me precedentë penalë, së bashku me disa deputetë të Partisë Socialiste, kanë ushtruar dhunë, me qëllim kalimin e kordonit të policisë drejt Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Në emër të policisë së kryeqytetit, Katragjini ftoi pjesëmarrësit në tubim, të shmangin çdo lloj tensioni e përplasje në mënyrë që të garantohet rendi dhe siguria në vend.

a.y/NOA

KOMENTE