English

Dokle: Fitoren nuk na i vjedh dot Berisha

Tiranë, 20 maj, NOA – Ndërkohë që në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve vazhdon procesi i numërimit të votave, simpatizantët e Partisë Socialiste protestojnë jashtë godinës. Në krye të mbështetësve të PS ndodhen deputetë të selisë rozë. Ndryshe nga dy ditë e para, në protestën e sotme nuk kanë munguar dhe fjalimet. Me një megafon në dorë, deputeti Namik Dokle i ka bërë thirrje kryeministrit Sali Berisha që të mos vjedhë votat. Ai u shpreh se nuk do të lejohet rrënimi i vendit.

“Nuk mund të lejojmë që Shqipëria të shkojë në greminë. Do mbrojmë votën tonë. Nuk ka rrugë tjetër , fitorja është e jona nuk ka kush të na e vjedhë as Ristani e as Berisha. Ne do të rezistojmë për votën”, tha Dokle.

a.k/NOA

KOMENTE