English

KQZ pritet të nis numërimin e votave

Tiranë, 20 maj, NOA - Komisioni Qendror Zgjedhor do të numërojë sot fletët e votimit të cilat janë gjetur në kutitë e gabuara. Në mbledhjen që pritet të nis rreth orës 10:00 do të numërohen fletët e votimit në 11 kuti.

Deri mbrëmjen e djeshme, KQZ ka numëruar 52 kuti me vota të hedhura gabimisht në kutitë e tjera.

Në bazë të rezultateve paraprake, pas hapjes së 52 kutive Basha është para me 39 vota nga rivali i tij, Edi Rama. Në total, nga këto kuti kandidati i PD, Lulzim Basha ka arritur të sigurojë 80 vota, ndërsa kandidati i PS, Edi Rama, 31 vota. Edhe sot pritet që deputetët dhe mbështetësit e opozitës të jenë të protestojnë në ambientet jashtë godinës së KQZ-së.

a.k/NOA

KOMENTE