English

Numërohen të gjitha kutitë e ardhura në KQZ, Basha 150 vota, Rama 63+10

Tiranë, 20 maj 2011 NOA – Ka përfunduar procesi i numërimit të të 94 kutive të votimit që mbërritën në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për të numëruar votat e kontestuara.

Para pak çastesh KQZ e mbylli mbledhjen e radhës duke paralajmëruar se do të rifillojë nesër në orën 10.00 me kuti të mundshme që parashihet të mbërrijnë nga Njësia nr 5 (KZAZ 49), ku ende janë nëntë kuti pa u numëruar për minibashkitë.

Nga numërimi në KQZ i 94 kutive ndër 485 që gjenden në Tiranë, ka rezultuar se kandidati i Aleancës për Qytetarin Lulzim Basha kishte 150 vota të cilat ishin hedhur gabimisht në kutitë për minibashkitë, kurse kandidati i Aleancës për të Ardhmen, Edi Rama 63 vota.

Kështu rezultati i deritanishëm është 150 vota për Lulzim Bashën dhe 63+10 të mëparshme të avantazhit të së shtunës për Edi Ramën.

Në këtë mënyrë, rezultati çon në avantazh Bashën me 77 vota më shumë se Rama, por priten nga njësia nr 5 kuti të tjera, nëse ato mund ta ndryshojnë avantazhin e deritanishëm.

e.t/NOA

KOMENTE