Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
21 maj 2011: Në ç’orë është fundi i botës?
English

21 maj 2011: Në ç’orë është fundi i botës?

Tiranë, 21 maj, NOA- Sipas llogaritjeve bazuar në Bibwl bota mbaron sot, apo të paktën kështu duhet. Kështu thotë famullitari Harold Camping dhe ndokush që beson në të: Dita e Gjykimit është më 21 maj 2011. Megjithatë për momentin bota duket të jetë absolutisht normale.

Megjithatë Camping ishte i qartë: ata që besojnë në profeci do të jenë të mirëpritur në qiell (me trupin e tyre), ndërsa jo-besimtarët do të mbeten në Tokë dhe do të zhduken me planetin, pesë muaj më vonë. Camping, i cili ka bërë llogaritjet bazuar në referencat historike në Bibël, ka paralajmëruar një tërmet katastrofik, në mesnatë, me orën e Jeruzalemit, më 21 maj 2011. Pikërisht 7.000 vjet pas Përmbytjes Madhe.

Courtney Campbell, profesor i fesë dhe kulturës në Universitetin e Oregon State thotë se lëvizjet apokaliptike shpesh janë të lidhura me data me kuptim (të tilla si 1 janari 2000) ose të kohëve të tensioneve të rënda sociale.

Por disa, si Steve Wohlberg - autor i mbi njëzet librave mbi fundin e botës – ka dyshuar mbi saktësinë e llogaritjeve të Camping.

"Askush nuk e di saktësisht se kur ka për të ndodhur", thotë Wohlberg.

KOMENTE
  • Elton Demiraj20:51 - 21 Maj 2011
    a e keni mesuar notin??