English

Ambasadorët takohen sërish me Presidentin Topi

Tiranë, 21 maj 2011, NOA- Ambasadorët e akredituar në Shqipëri, ai i SHBA, Aleksander Arvizu, ai i BE-së Ettore Sequi dhe kreu i OSBE-ODHIR Eugen Wollfarth, paraditen e sotme kanë lajmëruar se do të zhvillojnë një takim me Presidentin e vendit Bamir Topi.

Ndoshta dy javët më të ngjeshura të aktivitetit të tyre diplomatik, 3 ambasadorët zhvillojnë takimin e dytë brenda pak ditësh me kreun e shtetit lidhur me situatën paszgjedhore në vend.

Nga ana e tyre është apeluar në vijimësi për pritjen me qetësi të shpalljes së rezultateve të zgjedhjeve si dhe i është bërë thirrje politikës që të ruajë qetësinë si dhe të garantojë pavarësinë e institucioneve e sidomos në këto kushte, atë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Një tjetër takim të kësaj natyre tre diplomatët e zhvilluan mbrëmjen e djeshme me kreun e Partisë Socialiste Edi Rama.

a.y/NOA

KOMENTE