Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Atentat në Elbasan, plagoset biznesmeni
English

Atentat në Elbasan, plagoset biznesmeni

Elbasan, 21 maj 2011, NOA – Në një atentat të organizuar plagoset me armë zjarri pronari i një lokali në Elbasan, si dhe arrestohet i dyshuari si agresori i tij. Bëhet fjalë për biznesmenin elbasanas Arben Hasani, i cili u plagos me armë zjarri në mesditë, teksa po ecte në këmbë përgjatë rrugës Rinia i shoqëruar nga dy persona të tjerë.

Sipas dëshmitarëve okularë, kanë qenë dy persona të armatosur me një armë tip karabinë dhe të pamaskuar, që i kanë prerë rrugën Arben Hasanit duke qëlluar disa herë në drejtim të tij me synimin për ta vrarë.

Pas atentatit autorët janë larguar në këmbë nga vendi i ngjarjes duke u zhdukur nëpër rrugicat e lagjes pranë vendngjarjes.

Biznesmeni Hasani ka marrë tre plumba në trup dhe është dërguar fillimisht në spitalin kirurgjik të Elbasanit ku ka marrë ndihmën e parë.

Më pas ai është sjellë në Spitalin Ushtarak në Tiranë për një shërbim më të specializuar.

Sipas policisë viktima nuk ka mundur të tregojë emrat e agresorëve të tij.

Hetimet paraprake tregojnë se shkak i atentatit janë bërë konfliktet e mëparshme mes tyre.

Policia e Elbasanit në bashkëpunim me policinë e Durrësit kanë vënë në pranga Robert Topin 37 vjeç me banim në lagjen “Qemal Stafa” në Elbasan, i cili në mesditë dyshohet se qëlloi me armë zjarri mbi Arben Hasanin.

Ndërkaq hetimi për rrethanat e atentatit po vazhdon.

mit/NOA

KOMENTE